Një ndër debatet më të forta ditën e sotme në “Big Brother VIP 4” ka ndodhur mes Eglit dhe Gjestit. Ky i fundit e akuzon banoren se është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të rregulluar imazhin e saj dhe për të ulur të tij.

“Do me ardhë me më njollosur prej jashtë ça ke parë ti, nuk të ka pëlqyer vetja atje jashtë dhe erdhe me më gjuajtur mua, me rregulluar imazhin dhe me më ulur poshtë, kurrë në jetë”, i tha këngëtari.

Egli i thotë se nuk është kjo arsyeja dhe pse Gjesti nuk e beson. E pyetur se pse ka ndryshuar totalisht sjellje nga para se të dilte nga BBV 4, banorja iu përgjigj:

“Se e di unë se si i kam gjetur ata dy prindërit e mi jashtë dhe se si e kam parë veten time kur kam dalë nga kjo shtëpi”.

Pjesë nga debati:

Egli: Shiko punën tënde, më lër të qetë

Gjesti: Nuk dua ta shikoj. Mbaje gojën pra, të lë të qetë por mos akuzo që të kam sëmurë unë

Egli: A do që të dal prapë? Ti ke dashur që të dal unë nga shtëpia

Gjesti: Përderisa flet nuk të lë të qetë

Egli: Nuk të jap më lojë ty, harroje, do flasësh me veten, kanë mbaruar sqarimet për ty

Gjesti: Do me ardhë me më njollosur prej jashtë ça ke parë ti, nuk të ka pëlqyer vetja atje jashtë dhe erdhe me më gjuajtur mua, me rregulluar imazhin dhe me më ulur poshtë, kurrë në jetë.

Egli: Manipulues i vogël, djalë i keq

Gjesti: Pse këto sjellje pasi dole jashtë po më interesojnë se sa ishe brenda nuk e ke pasur

Egli: Se e di unë se si i kam gjetur ata dy prindërit e mi jashtë dhe se si e kam parë veten time kur kam dalë nga kjo shtëpi.

Gjesti: Po pra, ke parë veten se si ke dalë jashtë dhe do me u hakmarrë

Egli: Nuk merrem me ty dhe me askënd në jetë.