Konkurrentja e “Për’puthen”, Dasina Gjegji, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ajo ka folur për eksperiencën e saj në emisionin e dashurisë.

Por jo vetëm kaq, pasi ka komentuar pak edhe situatat më të fundit të ndodhura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

E pyetur se si e sheh “trekëndëshin Ina-Keijsi-Stelina?”, Dasina u përgjigj:

“Kur e mendoj nga ana e Stelinës, se sa e thyer është ndier ajo, normal që më vjen keq. E mendoj edhe nga krahu i Inës, sepse i njoh të dyja vajzat”.

Ndërsa pyetjes “mendon se Ina e pëlqen vërtet Keijsin?”, konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh:

“E kishin atë kimi me njëri-tjetrin, por në “Big Brother VIP” nuk më kanë pëlqyer shumë”.

Ndërsa kur u ndal te largimi i Keijsit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, të cilin e përcollën pak banorë, Dasina e komentoi kështu:

“Nga fjalori që ka përdorur. Mendoja që do shkonte më larg, më dukej më i fortë, por e humbi te kjo. Për ato situata që unë kam parë, as unë nuk do ngrihesha për t’ia dhënë dorën”.

Teksa u ndal tek Ina dhe Stelina tani që Keijsi nuk është më pjesë e reality show-t, ajo tha se Inën e sheh pak më të fortë se Stelinën.

“Stelina e humbi pak me Keijsin. Nuk e imagjinoj dot sa shumë mund ta ketë dashur, sa të qajë aq shumë mbas Keijsit. Mendoj se do të jenë më të qeta me njëra-tjetrën dhe mund të bëjnë dhe aleancë”.