Kristi është konkurrenti i “Për’puthen” për të cilin Ina, pretendoi se është puthur me Stelinën.
I rikthyer këtë të enjte në program, ai i hodhi poshtë deklaratat e Inës, duke deklaruar se me Stelinën është takuar në dyqanin e saj, por takimi ishte miqësor.
“Ina ka qejf t’i ekzagjerojë gjërat. Kam qenë te dyqani, ishte një takim miqësor dhe puthje miqësore ne faqe, jo në buzë. Stelina, me aq sa kam kuptuar, shikonte tek unë stabilitet dhe qetësi nëse do kishte një raport. Ina bëri gjithë këtë ndarjen. Nuk mendoj se jam përdorur si mjet për hakmarrje, por aq sa kam biseduar, i kam qëndruar afër dhe kam bërë maksimalen.
Është ndjerë rehat, jam i sigurt. Jam i zhgënjyer me të thënë të drejtën, e ka përtypur dhe ka vazhduar. Më tha se do futej në Big Brother dhe jam tip suportues dhe i thashë është një shans që të jepet pse të mos e provosh. Mendoja se ajo do mbante një qëndrim për ato që kanë ndodhur. Mendoj se ende kanë ndjenja për Keijsin. Më pëlqen se ajo platformë iu nxjerr fytyrën të gjithëve”, u shpreh ai.


