E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erjola Doçi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”…

Pjesë nga intervista:

Kush mund t’ia nxjerrë më të mirën e tij Keijsit?

Vetëm vetja e tij. Ose dashuria.

Po të ishe opinioniste në ‘prime’, çfarë do i thoje atij?

Po të kisha mundësi të lidhesha me të, do i thoja vetëm ‘Ji aq burrë, aq i vendosur sa ishte dhe në “Për’puthen”. Çfarë bëri ai aty? Qëndroi dhe doli vetëm me një vajzë gjatë gjithë rrugëtimit të tij në program dhe ishte i vendosur. Dhe sot ti shikon atë figurën për të cilin publiku të bëri ndër më të pëlqyerit dhe sot je në “Big Brother” dhe luan me dy vajza.

A e ka mbyllur plotësisht Stelina me Keijsin?

Jo. Stelinën nuk e lë egoja momentalisht, por nga brenda është e thyer. Unë e shoh nga pyetjet apo ngacmimet që bën në shtëpi, jo përballë Keijsit, është gjatë gjithë kohës nëpër cepa dhe thotë ‘e pe atë, si po qëndron me atë?’. Mimikat e Stelinës gjatë kohës kur Ledioni paraqet një klip që Kejsi bën të njëjtat sjellje me të dyja vajzat, mua si vajzë më erdhi keq. /TAR/