E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Tea Dupi. Ajo ka komentuar mbi ngjarjet e ndodhura brenda “Big Brother VIP 5”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Si e sheh Stenaldon, shumë komentues e kanë cilësuar si arrogant pas debatit me Brikenën?
Ke parë njeri me personalitet, që i vë pikat mbi i dhe ta pëlqejnë njerëzit? Mua nuk më duket arrogant. Brikena e ka të tepruar kujdesin. Pse nuk ia hoqi dorën Juxhinit apo Stines? Pati një moment shumë emocionues me Stinen ku po i tregonte për dashurinë, po qante. Për mua ai është në finale.
Nuk mund të them që është arrogant. Ai ulëret sepse thotë që është në rregull që do ta ndihmosh, por nuk do që ta bësh për publikun. Më pëlqeu që tha se është po aq fitues, sa të tjerët aty. Më pëlqen shumë. Përderisa bërtet që nuk do mëshirë. Ai nuk i refuzon të gjithë. Ai nuk do mëshirë, do miqësi.


