Mbrëmjen e djeshme, Stenaldo Mëhilli u largua përfundimisht nga gara dhe shtëpia e “Big Brother Vip Albania 5”, pasi u përball kokë më kokë në nominim me Mateon.

Pas daljes nga shtëpia e më e famshme në Shqipëri, ish-banori ka postuar një foto në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ku ka dalë krah Luiz Ejllit, ish-fitues i “Big Brother VIP 2”.

Krahë fotos, ku kanë dalë të dy të buzëqeshur, Stenaldo ka shkruar: “Faleminderit për suportin! Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt”.

Ndoshta me sa duket, një miqësi e re po lind mes dyshes, ish-konkurrentëve të “Big Brother”.

Kujtojmë se Stenaldo fitoi zemrat e shumë ndjekësve të spektaklit gjatë kohës si banor atje.