E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë këngëtarja Baby G. Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e aventurës në Big Brother VIP Albania 5, ku arriti të krijojë dinamika gjatë qëndrimit në shtëpi. Megjithatë, rrugëtimi i saj në këtë format u ndërpre, pasi Baby G u eliminua nga gara.
Kur u pyet nga Elona se cilët janë finalistët sipas saj, artistja u përgjigj duke thënë:
Finalistët janë Stenaldo, Mali, siç i dua unë të jenë. Miri…
Gjithashtu gjatë intervistës kur u pyet se cili është mendimi i saj për Selin dhe faktin që Baby G ka qëndruar më shumë pranë Mirit në këtë rrugëtim, ajo u shpreh:
Nuk është që jam Team Miri. Unë jam Team Baby G. Ama, pak aktore, por ajo kështu ka vendosur ta bëjë lojën e saj. Miri është person i mirë, por tani nuk e kuptoj a ka qenë fallco. Nuk e di, por unë e respektoj për artistin që është sidomos për këngët e vjetra që janë super hite. Kemi folur me Mirin edhe për një bashkëpunim.
