Herë pas here stjuardesat vendosin që të flasin në lidhje sekretet që ndodhin gjatë një udhëtimi në avion. Së fundmi, një stjuardesë ka zbuluar se çfarë bëjnë disa pasagjerë për të pasur një shërbim më të mirë gjatë një fluturimi.

Ajo ka treguar se pasagjerët shpeshherë i japin dhurata e madje edhe karta Starbucks kur hipin në avion.

Sigurisht që kur dikush është i sjellshëm, ekuipazhi do ta ndihmojnë në çdo moment. Por nëse jeni i dehur dhe mos respektues, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përfunduar të injoruar gjatë gjithë udhëtimit.

Por sipas ekuipazhit, nëse i jepni një bakshish stjuardesave, ka shumë gjasa që t’iu sjellë një ‘trajtim të veçantë’ në bord.

“Unë fluturoj çdo të martë për punë, kryesisht në klasin e parë. Nëse stjuardesat janë të vëmendshme dhe më shërbejnë të paktën tre herë, zakonisht mendoj se duhet t’i jap bakshish për t’u treguar mirënjohje”, shkruan dikush në “Reddit”.

Por një tjetër shkruan: “Problemi është që nuk dua të tregohem si i vrazhdë, një shoku im thotë se ai u përpoq t’i jepte stjuardesës një 10 dollarë dhe ajo bëri një vërejtje të çuditshme se ‘nuk jam banakier’”.

Ai shton se shoku i tij kishte menduar të blinte karta dhuratash Starbucks dhe t’i shpërndante ato me shpresën se do të kishte “shërbim më të mirë”.