Të ftuar në emisionin “Top Fare” këtë javë në Top Albania Radio me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdhën kanë qenë Xhulio Radi dhe Baleandro Islami. Tema kryesore e diskutimit ka qenë në lidhje me fitimet e influencerave në vendin tonë dhe se sa të vërteta janë shifrat që qarkullojnë.
Pse është e nevojshme që një influencer të tregojë se fiton shumë? Strategji apo mënyrë marketingu?
Është strategjia më e thjeshtë e marketingut dhe influencerave. Ata ‘bërtasin’ dhe krijojnë shumë kontent për të krijuar një perceptim me dëshirën që me kalimin e kohës ky perceptimi që është në ajër të mbushet.
Sipas Xhulios cili do të ishte përshkrimi i saktë i fjalës influencer?
Në Shqipëri ne nuk kemi influencer, por micro influencer nga ana teknike. Teknikisht micro influencer janë nga 10 mijë deri në 100 mijë folloëers (ndjekës). Në Shqipëri nëse ke 100K siç tha dhe Baleandro gjatë publicitetit, bëhesh deputet. Ka content creator dhe micro influencer. Ndryshimi mes tyre është se content creator krijon përmbajtje, bën edukim, informim, argëtim ndërsa një micro influencer është dikush që ka një brand të tij personal, ka një autoritet të tijin në treg dhe njihet për një segment në treg. Unë shikoj influencer që sot reklamojnë duke ngrënë krepa, nesër një sanduiç pule dhe pasnesër një çaj dobësimi. Nuk bën sens.
