Javën e kaluar, kryeartikujt e mediave u pushtuan me lajmin se Enca Haxhia, u arrestua nga policia e Tiranës, për mbjellje të kanabisit në kushte shtëpie.

Artistja është lënë e lirë dhe sipas avokatëve, kontrolli i banesës së Encës ishte i paligjshëm dhe sipas tyre këngëtarja i ka mbjellë rrënjët e kanabisit për kuriozitet.

Ditën e djeshme, përmes një postimi të bërë në profilin e saj të “Instagramit”, Enca Haxhia falenderoi të gjithë ndjekësit e saj për suportin e marrë gjatë kësaj periudhë të vështirë.

Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë ditëve të vështira që kalova“, shkruan Enca në “Instastory”.

Por duket se daljen nga burgu dhe reagimin e Encës, reperi i njohur, Stresi, nuk e ka pritur aspak mirë dhe për këtë ka reaguar me një koment në rrjetet sociale.

Po ata djemë nënash që për dy cigare janë në burg?“, shkruan këngëtari në një koment, duke ironizuar hapur Encën që duket se fama dhe fuqia kanë bërë që ajo të mos marrë ndëshkimin e merituar.

Shumë përdorues të Instagramit e kanë mbështetur këtë reagim të Stresit, duke shtuar se disa të tjerë janë mbajtur 6 muaj ose një vit brenda në burg.

Kohët e fundit, Stresi ka qënë mjaft i komentuar në rrjetet sociale për një lidhje me një 18-vjeçare, që në një intervistë, reperi tregoi se është thjesht figurantja e klipit dhe se nuk e lidh asgjë me personin në fjalë.

Artisti po përgatitet për këngën e tij të re dhe duket se zhurma e krijuar në rrjet është një formë marketingu për prurjen e tij të re muzikore.