I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artisti i njohur, Stresi. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite, projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti dhe sigurisht që ekskluzivisht është ndalur dhe ka sqaruar gjithçka rreth raportit që ka sot me Keisin.

Stresi gjithashtu është ndalur edhe tek filmi më i ri që do të sjellë shumë shpejt “Përtej realitetit”, ku tregoi edhe detajet e para rreth tij.

Fillojmë në shtator, jemi në një proces shumë të mirë. E vetmja lutje është që të kem sukses në këtë film dhe asgjë tjetër nuk i dua më kësaj jete në kuptimin që unë kam gabimet e mia sepse kam eksperiementuar me jetën përpara kohe. Tashmë më kanë mbetur disa gjëra, që nëse ti ke pasur një udhëtim shpirtëror gjatë gjithë kësaj jete dhe deri në këtë moment dhe ke bërë mirë në jetë, çdo gjë do të realizohet dhe kurrë mos e humb besimin në Zot. 

Lutem që kjo gjë të shkojë mirë sepse është filmi i jetës, bëhet fjalë për familjen time, rritjen time, si u linda ku arrita. Nis me vështirësitë e familjes sime dhe pastaj jeta. Do të jetë dikush i vogël që do të luajë roli tim. Aktorët duke i menduar jemi, do të jetë një film. 

Artisti shtoi gjithashtu se:

Filmi im është dramë aksion, nuk do të jem shumë tek dashuria realisht. Është një film që mund të kem edhe pasoja pas tij sepse do të jenë shumë gjëra në pikëpyetje. Do të jenë ngjarje reale që janë enigmë edhe sot e kësaj dite, jo se kemi bërë keq. Do të jenë i thjeshtë dhe jo i ekzagjeruar, histori e thjeshtë që ka shumë emocion dhe mendoj se 90% e kanë kaluar të gjithë shqiptarët.