Një studim i ri nga Kellogg School of Management tregon se në shtetet ku bastet online lejohen, shumë persona po heqin para nga investimet për t’i çuar te bastet. Sipas studimit, njerëzit shpenzojnë rreth 1100 dollarë në vit për baste dhe ulin investimet e tyre rreth 14%. Studiuesit thonë se kjo sjellje mund të ndikojë keq në ndërtimin e pasurisë, sepse paraja që mund të rritej me kalimin e viteve, shpenzohet për rezultate të menjëhershme dhe të pasigurta. Sipas tyre, bastet duhen parë vetëm si argëtim në mënyrë që të mos krijohen zakone të gabuara financiare.

Gjashtë vite nga mbyllja e pikave fizike të basteve në të gjithë Shqipërinë, dhe pothuajse dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, bastet sportive mbeten një fushë gri. Miliona euro mungojnë në buxhetin e shtetit, ndërsa tregu i basteve operon në informalitet. Bastet një pjesë e madhe Edhe mund të jenë zhdukur por ka ende që janë thjesht zhvendosur. Nga rruga, në “online”. Nga tabelat e lagjeve, në faqet e internetit. Dhe ndonëse ligji i ndaloi, realiteti i tregut i mbajti gjallë.

Miratimi i ligjit për bastet online dhe hyrja në fuqi e tij duket se I dha dritën jeshile. Por ky process ka ngecur në hartimin e akteve nënligjore. Ekskluzivisht për Top Channel, Ministria e Financave tregon se aktet janë në proces hartimi por vonesat do të vijojnë për shkak të kompleksitetit të tyre duke shtyrë kështu pa afat hapjen e garës për licencimin e kompanive.