Supermodelja Gigi Hadid ka reaguar publikisht pasi emri i saj u përmend në dosjet e lidhura me Jeffrey Epstein, duke e cilësuar situatën si të neveritshme dhe tronditëse.
Ajo u përmend së bashku me motrën e saj në një shkëmbim emailesh të vitit 2015, por modelja ka theksuar qartë se nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje me Epstein.
Në një reagim në rrjetet sociale, Hadid u shpreh se ishte e vështirë të lexonte komente për veten nga një person që nuk e kishte takuar kurrë, veçanërisht në një kontekst të tillë.
Ajo sqaroi gjithashtu se nuk kishte folur më herët për këtë çështje, pasi nuk donte të largonte vëmendjen nga viktimat reale, por ndjeu se ishte e rëndësishme të sqaronte pozicionin e saj pas reagimeve të publikut.
Modelja theksoi se karriera e saj është ndërtuar mbi punë të fortë dhe mbështetje familjare, duke mohuar çdo insinuatë që lidhet me mënyrën se si ajo dhe motra e saj kanë arritur suksesin në industrinë e modës.
Përmendja në dokumente lidhet me një koment të bërë nga persona të tjerë në email, ku diskutohej mbi suksesin e motrave Hadid, por pa asnjë provë konkrete për ndonjë lidhje direkte me Epstein.



