Mes familjarëve dhe miqve, Laert Vasili ka kaluar disa çaste fantastike në shtëpi me këngë e valle popullore.
Sigurisht nuk mungonte nëna e tij, që ne të gjithë e njohim tashmë si mami Rebeka. Ndërsa prezantuesi i njohur, Ledion Liço, bëri batutë duke thënë se duket si një dasmë, më e shtrenjta në histori, e pyeti nënën e tij nëse do që aty t’i sjellë edhe Valbonën.
“Dasma më e madhe do të jetë kur ta martoj Laertin… Sille Vlabonën… dhe 100 të tjera”, tha ajo duke shkartuar të qeshura.

