Edisa pati mundësinë e një surprize të veçantë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip.

Teksa tregonte për familjen e saj, motra e saj e vogël u fut në shtëpi për ta surprizuar.

Për Edisën këto ishin momente të veçanta të cilat e përlotën. Banorja u shpreh se kishin shumë të përbashkëta me motrën, ndër to kokëfortësia dhe sinqeriteti.

“Më ka marrë hunë malli për familjen, sa nuk guxoj aq t’i mendoj. Prekem vetëm kur i mendoj. Ato janë në lutjet e mia, në mendimet e mia. Kur bëj udhëtime të gjata, shoh fotot dhe videot e tyre. I kam shumë pranë zemrës sime. Kam dy motra. Me ty dyja kam lidhje të veçantë. Me të voglën, aq sa duhemi, aq zihemi.

Ne të dyja zihemi, dhe motra e dytë na ndan. Jeta jonë familjare ka rilindur kur lindi motra e vogël. U bëmë të gjithë më të dashur. Ajo, siç ka emrin, ka qenë fiks si një lule për jetën tonë. Ato më kanë dhënë përkrahje, e di që më shohin bukur. Të dyja jemi shumë kokëforta në atë që duam. Kjo na sjell përplasje, sinqeritetin e kemi njësoj”, u shpreh Edisa.