Këtë javë rikthehet sërish “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio ku personazhet e spektaklit, po zhvillojnë intervista me pyetje dhe përgjigje mbi zhvillimet që kanë ndodhur deri më tani në shtëpinë më të famshme në vend.
Top Albania Radio ka ngritur aty një studio radiofonike ku deri në 18:00 personazhet po rrëfejnë eksperiencën e tyre në lojë.
Në panelin e radhës kemi Mirin dhe Selin, teksa i ftuar ishte Rogerti!
Rogerti u pyet nga Miri për 5 finalistët e tij në “Big Brother”.
Rogerti: Unë mendoj që do jenë 4, por meqë po më kërkohen 5 atëherë ata janë, Miri, Rogert, Selin, Juela, Brikena
Ndersa për finalistin e parë shprehet se Miri duhet të jetë i pari dhe do ishte më kënaqur për Mirin sesa për veten e tij.
Rogerti: Miri e meriton finalen më shumë sesa të gjithë ne, ai më ka mbështetur, më ka sjellë qetësinë, jemi ndoshta dyshja më e fortë në historinë e Big Brotherit.
