Gazetari dhe publicisti i njohur, Blendi Salaj, ka qenë pasditen e djeshme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Një ditë para panairit te librit, i cili nis sot, Salaj rrëfeu mbresat e librit që ka përkthyer në shqip “Në mbretërinë e akullit” lexuar 10 vjet më parë nga origjinali.

Ndër të tjera moderatori tregoi edhe detaje të jetës së tij. I pyetur nga moderatorja e programit lidhur me një deklaratë të tij për birësimin e një fëmijë, bërë disa muaj më parë, Blendi tha se ende ishin duke e diskutuar në familje për ta bërë realitet.

Gazetari nuk mbajti lotët një moment më vonë kur u pyet lidhur me nënën e tij të ndjerë e cila nuk jeton më.

“Ç’titull do të kishte një libër dedikuar nënës tënde”, e pyeti Bieta.

“Sytë e gjelbër”, u përgjigj gazetari duke ngritur kokën lart dhe duke u përlotur dhe më pas shton: “Kam qenë shumë i lidhur me të”.