Një ditë më parë nisi sezoni i ri i “Për’puthen” që erdhi me disa ndryshime që nga struktura e programit e deri te moderatoja. Tashmë emisionin e dashurisë nuk do ta prezantojë Bora Zemani por Ori Nebijaj.

Duke qenë se autorja e programit, Olsa Muhameti, punoi për dy sezone me Borën, ka vendosur që t’i dedikojë disa fjalë të bukura përmes një postimi në “Instastory”.

“Nuk di nga t’ja nis e nuk di ku të mbaroj. Ti e di sa të vlerësoj në çdo aspekt profesional, njerëzor, si këshilluese, si super mike që je etj. Kam qenë me fat që të kam njohur e po me aq fat që kam punuar me ty”, shkruan Olsa në postimin e saj.

Këtë Bora e ka ripostuar në rrjetet e saj sociale dhe e ka falënderuar Muhametin për mbështetjen.

“Ja që ka edhe “ndarje” të bukura! Mbyllëm dy sezone të forta, por që do kujtohen me nostalgji e do na marrë malli gjithmonë! Faleminderit për mbështetjen që nuk ma ke kursyer asnjëher! Kam besim që do bësh gjëra edhe më të bukura me energjinë dhe përkushtimin tënd! Tani, ta lëmë ndarjen profesionale dhe kthehemi tek lidhja shoqërore. Nesër e lamë atë kafen?!”.

Olsa ka vazhduar edhe me një tjetër postim ku shkruan se Bora do shkëlqejë në “Dancing with the stars”.