Mateo dhe Rogerti kanë patur sot një debat mjaft të fortë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Mateo iu drejtua Mirit dhe Rogertit duke iu thënë se nuk kanë sedër dhe janë shembujt më të shpifur të një mashkulli. Gjithashtu ai u tha se asnjë femër nuk ka shans që të votojë ata të dy.
Ndërkohë Rogerti iu kundërpërgjigj duke i thënë se ai ka kërcyer para tij si dhe i është ulur në gjunjë dhe i ka thënë ‘a do martohesh me mua?’. Por jo vetëm kaq, pasi në një moment Rogerti i përmend babain Mateos, duke thënë se vetëm me atë mund të ulë me fol, me burra.
Pjesë nga debati:
Mateo: Nuk keni seder, para gjithë shqiptarëve si keni dalë. Jeni shembujt më të shpifur të një mashkulli. Çdo femër nuk ka shans me iu votuar.
Rogerti: Ti ju kërcen burrave, a je ulur ti në gjunjë e më ke thënë a do martohesh me mua?
Mateo: Kokë e këmbë je plehrë. Më i degjeneruari i Shqipërisë. Është fatkeqësi që ke pasaportë shqiptare.
Rogerti: Jam malësor e ty ta fus natë e ditë, ty t’a fus sa krahu natë e ditë
Mateo: O na trembe, o llumi i shqipërisë. Ti nuk je malësor je llum, je legen.
Rogerti: Për me u takuar me ty, takoj babin tënd. Babi jot është më i rëndësishëm se ti. Unë ulem me burra.
Mateo: Ti babit tim i ulesh në gjunj, i kërkon mëshirë.
Rogerti: Atje te biznesi, ulem me babain tënd.
Mateo: I thua të lutem më fal
Rogerti: T’a shohim kur të dalim, ja kush je ti
Mateo: Ti je i paplotësuar.

