Në puntatën e mbrëmjes së djeshme të emisionit “Goca dhe Gra”, një debat i papritur mori vëmendjen e panelit dhe të publikut. Gjithçka nisi kur u diskutua për trajnimin motivues që do të organizojë Ermal Mamaqi këtë fundjavë.
Mamaqi shpjegoi se seminari i tij synon t’u ofrojë pjesëmarrësve mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me vetveten, duke theksuar se aty do të jenë të ftuar edhe personazhe të njohur publikë.
“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde”, tha ai, duke iu drejtuar edhe aktores së njohur, Ema Andrea, e cila ndodhej në panel.
Megjithatë, Ema iu përgjigj hapur:
“Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë”.
Deklarata e saj krijoi një moment reflektimi në studio, duke nxitur panelin të ndërhyjë dhe të zhvendosë bisedën drejt diskutimeve mbi qasjet e ndryshme ndaj zhvillimit personal.



