E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Saide Buzi, e cila analizoi “Big Brother VIP 5” dhe rrëfeu detaje nga aksidenti i tmerrshëm që bëri.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” komenton banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri:
Më pëlqente si lojtar Kristi, e shihja fitues. Te Kristi më pëlqente se ishte i drejtpërdrejtë. Dinte të menaxhonte situatën. Ishte i fortë.
Tani më pëlqen Rogerti, e ka bërë lojën pak si të pisët në fillim, po përpiqet ta rregullojë tani. Edhe Miri mirë është, por nuk është se po luajnë shumë, nuk po sjellin diçka të tyre. Gruaja normalisht do ta mbrojë, por nuk kam parë Mirin të mbrojë gruan, edhe pse është përmendur shumë.
Të dy janë përfitues, por Selin ka fituar më shumë se Miri. Selin e ka parë që Miri e pëlqen, ai e ka një farë pëlqimi, vajzën nuk mund ta shikosh në atë lloj mënyre. Është shumë e zgjuar Selin, shumë e aftë në lojë. Selin është më dinake, kupton më shumë se Miri, Miri duket sikur po bie në preh, i shkon nga mbrapa, nuk po e bën lojën e vet. /TAR/



