Ish-finalistja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Heidi Baci, ka qenë së fundmi e ftuar në “Ndryshe”, në Top Albania Radio. Gjatë intervistës, ajo foli edhe për rolin e saj si opinioniste në “Goca & Gra”.

Në panelin e këtij emisioni që transmetohet në ekranin e madh të Top Channel, gjenden edhe personazhe të tjerë, të cilët mund të kenë mendime të ndryshme nga ajo. Është Heidi komode, teksa shpreh opinionet e saj?

Ndihem shumë komode. E ndjej respektin nga të gjitha. Nuk është e vërtetë që janë agresive.

Po përsa i përket Eglës?

Jo, nuk është fare. Ndjej sikur duam të gjitha pak të ruhemi ndoshta, sepse tamam, tamam ajo nuk është moderim. Unë e kam menduar këtë gjë. Është sikur jemi pesë opinioniste. Po ta shohësh unë jam më e lirshme në temat sociale, ose kur na sjellin mesazhe, por kur flitet për politikë ose për fe është një përgjegjësi shumë e madhe të japësh mend.

E pyetur nga Elona nëse janë shoqe apo takohen vetëm në tavolinën e “Goca & Gra”, Heidi u përgjigj:

Jo, shoqëri është llaf i madh, por ne shkojmë shumë mirë, respektohemi dhe gjëja mund të ndodhë më vonë, por për momentin jemi kolege.