Vajza e madhe e ish-çiftit të famshëm, Kim Kardashian dhe Kaney West, po tërheq vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj të re.

Në disa video të publikuara pak ditë më parë në llogarinë e përbashkët të saj me nënën në rrjetin social, “TikTok”, North West është shfaqur me një stil krejt ndryshe nga zakonisht: flokë të gjatë blu, një pllakë të zezë mbi dhëmbë, pircing të rremë në hundë dhe tatuazhe false në fytyrë, mes tyre një yll nën syrin e djathtë dhe emrin e saj mbi faqen e majtë.

Pamja e 12-vjeçares ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Shumë ndjekës janë shprehur të shqetësuar për moshën e vogël të North dhe ndikimin që prindërit mund të kenë mbi të.

“Ajo është vetëm 12 vjeç”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shton: “Ngjan gjithnjë e më shumë me babain e saj, Kanye”.

Që pas ndarjes së çiftit në vitin 2022, Kim dhe Kanye ndajnë kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre. North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ndërkohë, sjelljet e reperit të njohur kanë qenë shpesh në qendër të kritikave, dhe fansat po debatojnë nëse stili i vajzës është pasojë e ndikimit të tij apo thjesht dëshirë për eksperimentim artistik.