Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” janë të shumta. Banorët që në fillimin ishin kundërshtar me njëri-tjetrin, duket se tani po bashkohen bashkë për të bërë aleancë në lojë.

I tillë është rasti i Mirit, i cili i ka propozuar Angelos aleancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtari i kërkoi gazetarit që të bëhen një dyshe e fortë në lojë dhe të jetë në krahë tij.

Po ashtu gjatë bashkëbisedimit ata vunë në ‘shënjestër’ Erikun.

Pjesë nga biseda:

Angelo: I bie ta kemi çik më gjatë

Miri: e di kush duhet të dilte? Eriku, se po ra Eriku krevati lirohet, e do vish ti.

Angelo: Tani është lëvizje e detyruar

Miri: Do vish ti. Do bëhemi dyshe e fortë. Ai person që ka fol ma ka thënë një llaf. Ti do rrish krahë meje.

Angelo: Kapërcime shumë këtë javë.

Miri: Ça tregohet me këtë, që si lëvizin situatat në momentin që je… por kur dalin këto. Jo tani, më mbrapa. Nesër minimumi do bëhet ajo që thashë.