Teksa Miri po analizonte vendimin e Selin për të nxjerrë në nominim skuadrën e saj, ai tha se mund të rrezikojë edhe Gimbo të dalë, pasi Ina ka kaluar dy sfida shumë të forta. E përgjigja e banores e ka habitur këngëtarin.
Selin u shpreh se nuk i intereson nëse del Gimbo apo jo, madje shtoi se edhe po të ishte Greta në nominim nuk do e kishte problem.
Balerina u shpreh se do i interesonte vetëm nëse do të dilte Miri nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke qenë se lojën e kanë bashkë.
Pjesë nga biseda:
Miri: Po nëse nuk del Ina, se ka kaluar dy sfida shumë të forta me zarf të zi dhe nuk doli
Selin: Kishte Keijsin këtu brenda
Miri: Bukur, me Keijsin këtu brenda që merrte vota dhe ai. Tani të gjitha votat e Keijsit jashtë, i merr Ina
Selin: Ikën Gimbo
Miri: A të intereson?
Selin: Po, më intereson. Mua një person në atë pesëshe që më intereson je ti, që s’më intereson të dalë, të tjerët pastaj nuk e kam problem
Miri: Edhe Greta, pa e ndërruar
Selin: Po, unë lojën nuk e kam me Gretën dhe as e kam ndërtuar me të dhe në asnjë pikë nuk me lidhet.
Miri: Po unë që të rri brenda të intereson?
Selin: Po më intereson, normale. Edhe Stelina më tha faleminderit për Inën, i thashë mund dhe të mos dalë, del Gimbo. Më tha Gimbo nuk është mirë për ty me dalë ai, i thashë për mua nuk është mirë me dalë Miri, jo Gimbo.


