Të ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron kanë qenë Gerta Heta, Bledi Mane dhe Ar Bakalli për të diskutuar në lidhje me rëndësinë e radios dhe televizionit duke marrë shkasë nga mbyllja e MTV.
Një nga simbolikat më të fuqishme të kulturës rinore po mbyll kapitullin e saj. Gjigandi i argëtimit Paramount Global ka njoftuar se do të ndërpresë transmetimin e pesë kanaleve ikonike të MTV më 31 dhjetor 2025, duke shënuar fundin e një epoke që për dekada frymëzoi breza të tërë.
Diskutimi nisi duke u bazuar tek deklarata e Florit të bërë disa ditë më parë ku tha se radio ka vdekur.
Pjesa nga biseda:
Gerta: Nuk ka shanse. Tani me vdekjen e MTV i vëmë vulën që radio mbijeton. Sinqerisht, nuk mendoj kështu. Radio është riformatuar pas COVID-19. Mendoj se deri në COVID ka patur një frikë që radio mund të dështonte, mund të mos mbijetonte. Pas COVID-it dolën podcastet, dolën ‘stream’ online. Të gjithë radiot bënë aplikacione. Kështu që radio u bë kameleon dhe mbijetoi.
Arjani: Radio nuk vdes kurrë dhe me këto format e podcaste-ve që janë tani janë imitime të radiove.
Salsano: E kam fjalën një personazh që ka lindur nga Top Albania Radio, të gjithë kanë bërë radio dhe thonë ka vdekur radio.
Elona: Përveç asaj, kush ka mbaruar Gazetari ka edhe lëndë radioje në shkollë.
Bledi: Format klasike të medias, gazeta, TV dhe radio pavarësisht zhvillimeve është si puna e seksit klasik.
Salsano: Çfarë është kjo tendencë për të thënë se radio ka vdekur?
Arjani: Kjo është pak absurde sepse duke pasur parasysh që Flori një nga impenjimet e tij më të shumta ka radion. I bie që ai po punon në një trup të vdekur. Sepse ai vetë bën radio aktualisht.
Salsano: Po dhe ai bën radio, unë nuk e mora për keq këtë gjë. Por thashë ta diskutonim.
Gerta: Mos e ka thënë për koston që është e vështirë sepse ka vështirësi ekonomike se për hir të së vërtetës ka…
Bledi: Më vjen keq se po flas si gazetar investigativ, janë tre emra të përveçëm që kanë dalë nga radio.
Gerta: Ka bërë radio Flori jo se ka dalë nga radio.
Blendi: Unë pëlqej humorin e Florit, por nuk pëlqej atë që thotë ai kur është serioz. Në rastin konkret të dalësh nga mitra dhe të shash mitrën.
Gerta: Unë mendoj se e kanë thënë për koston sepse është vështirë financiare.