Një ditë më parë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbuloi se ishte ndarë nga e dashura e tij, Serena Sula. Përmes disa postimeve në “Instastory”, ai ndër të tjera i bënte thirrje Eduart Kuçit që të mos merrej me Ana Lleshin, por të kthehej nga Serena, pasi tani ishte vetëm.
“Gjuju më mirë te Serena se e ke single. E shikon vëlla, të dhashë k*rvën më të mirë”, shkroi Arjoni gjermanisht.
Një gjë e tillë duket se nuk është pritur aspak mirë nga Serena, e cila ka reaguar po ashtu në rrjete sociale, duke e cilësuar Arjonin si mashtrues e gënjeshtar.
“I ke rënë pikës se Eduardi dhe shumë meshkuj tjerë janë më të bukur, më seksi, shumë më parali dhe shumë më b**e se ti dhe dinë ta vlerësojnë bukurinë natyrale siç e ka Serena Sula”, ka shkruar ajo.
Ajo nuk e ka lënë me kaq, pasi më pas ka shpjeguar se në fillimet e lidhjes së tyre, asaj dhe familjes së saj i ka ardhur keq për Arjonin, pasi ky i fundit ishte shumë i mërzitur nga situata e krijuar me Anën. Ajo i ka kujtuar se i ka qëndruar gjithmonë pranë, në të mirë e në të keq, duke e ndihmuar dhe motivuar.
Në një pjesë të statusit të saj, Serena është kapur te deklarata në gjermanisht e Arjonit (të dhashë k*rvën më të mirë) dhe ka shkruar: “Por me atë që ka shkruar Arjoni për mua, e ka ngatërruar, t’ia shkruajë motrës së tij atë lloj fjale publikisht që ka thënë gjermanisht kundër modeles”.