Ditën e sotme Selin dhe Miri sqaruan disa gjëra në lidhje me raportin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Banorja i kërkoi këngëtarit që të mos ndërhynte në debatet e saj, ashtu siç edhe ajo nuk do të ndërhyjë në debatet e tij.
Gjithashtu Selin i kërkoi Mirit të ketë kujdes me mënyrën se si shprehët. Pasi u sqaruan, Miri i kërkoi një përqafim asaj dhe i tha ‘që të dua fort e të përqafoj do më lejosh?”.
Më pas ai e pyeti se pse ka vendosur jastëkun në mes të krevatit, por Selin iu përgjigj duke i thënë se e ka vendosur ai kur ajo e hodhi. Madje ajo vijoi duke thënë se është mirë ashtu dhe të mos e heqin.
Pjesë nga biseda:
Miri: Hajde të përqafoj, të dua fort. Që të dua fort e të përqafoj do të më lejosh? Jastëkun pse e vendose në mes
Selin: Unë gjuajta me jastëk, ti e vendose në mes. Unë ta kisha vënë te koka jote. Mirë bëre që e vendose se është më mirë ashtu
Miri: Mos ta heq?
Selin: Jo
Miri: Zë be?
Selin: Edhe harroi diskutimet në krevat, çou dhe flasim këtu, në një cep të shtëpisë.
Miri: Ti do japësh urdhra dhe unë do i zbatoj, jemi në rregull.



