Shumë janë skeptikë në lidhje me shoqëritë apo dashuritë që lindin brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Por historia ka treguar se edhe pas përfundimit të reality show-t, ish-banorët mbajnë raporte të mira me njëri-tjetrin, e vijojnë miqësinë që e kanë nisur brenda.

I tillë është rasti i Livia Brungës me Laert Vasilin, të cilët krijuan një raport shoqëror mjaft të bukur në edicionin e katërt të BB VIP.

Së fundmi, Livia ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj një mesazh që i ka dërguar aktori i njohur.

Në postimin që Brunga ka bërë në “Instastory” shfaqet mesazhi i Lartit, i cili vijon t’a thërrasë njësoj siç i thoshte kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Gjuhadoli jem të dua shumë”.

Ndërkohë Livia teksa ka postuar këtë mesazh, e ka etiketuar Laertin dhe krahas emrit të tij ka vendosur edhe emoji të infinitit, zemrës dhe syrit.