BB VIP – Mbrëmjen e djeshme Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj patën mundësi të komunikonin me njëri-tjetrin gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”. Fillimisht ishte aktori i humorit, ai i cili i dedikoi disa fjalë të ëmbla të dashurës.

 “I them asaj bukurisë që keni në studio se më ka marrë shumë malli edhe jam me shumë fat që e kam njohur. Mezi pres ta takoj!”, i tha Veshaj.

Ky i fundit nuk e priste, por edhe këngëtarja u lejua t’i çonte një mesazh. Trixa i shprehu të gjithë dashurinë me fjalët: “Më ka marrë malli shumë, shumë fare edhe jepi forca! Unë të pres, të dua shumë shumë! Për mua gjithmonë do jesh më i miri, je më i miri! Të kam zemër! Më ka marrë malli shumë, shumë, shumë fare!”.

Ndërkohë në studio ishte edhe Semi Jaupaj, e cila ka pasur një raport shumë të mirë me të dy, por që tani gjërat kanë ndryshuar. Teksa dy të dashuruarit flisnin me njëri-tjetrin, këngëtarja e njohur bënte disa mimika, sikur nuk i pëlqente aspak ai moment.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)