Në Britani ka një profesion të pazakontë që po bëhet gjithnjë e më fitimprurës; terapisti i përqafimeve. Po, ekziston vërtet dhe disa prej tyre fitojnë deri në 100 mijë paund në vit vetëm duke përqafuar njerëz. Seancat zgjasin nga 60 deri në 75 minuta dhe janë plotësisht platonike. Qëllimi nuk është romanca, por krijimi i një ndjenje ngrohtësie, qetësie dhe lidhjeje emocionale. Shumë klientë kërkojnë thjesht pak afërsi njerëzore dhe ndjesinë se dikush i dëgjon pa paragjykim.

Ky profesion është pjesë e një industrie që po rritet me shpejtësi në Britani, “terapia përmes prekjes”, ku theksi vihet te mirëkuptimi, komunikimi dhe respektimi i kufijve personalë. Studimet e Universitetit të Karolinës së Veriut tregojnë se përqafimet e rregullta ulin nivelin e kortizolit (hormonit të stresit), stabilizojnë tensionin e gjakut dhe forcojnë sistemin imunitar.