Princi William përgatiti një surprizë të këndshme për qytetarët kur u shërbeu hamburgerë ‘eko-miqësorë’ nga një mensë në Londrën jugore.
Mediat e huaja kanë publikuar një video ku shfaqet trashëgimtari i fronit, i cili u ofron ‘klientëve’ Earthsot Burgers, të emëruar sipas fituesve të Çmimit Earthshot, i cili u jepet njerëzve që zhvillojnë zgjidhje për problemet e mëdha mjedisore.
“Është gati!”-dëgjohet duke thënë princi, duke u shërbyer burgerëve për kalimtarët e rastit të cilët habiten.
“Mirëmëngjesi të gjithëve, të gatuara mirë, gati për t’a marrë me vete”, shtoi ai.
Duke punuar me themeluesit e kanalit “YouTube”, Sorted Food, qëllimi i William ishte të nënvizonte profilin dhe punën e tre fituesve të mëparshëm të çmimit.
Ai shpjegoi se kutia ku vendoset burgeri është bërë nga kompania Notpla dhe nuk përmban fare plastikë, por një shtresë me alga deti. Përbërësit janë rritur në një serë në Indi nga kompania Kheyti, dhe burgerët janë gatuar në një furrë të quajtur Mukuru Clean Stove, e cila u shpik “nga një zonjë në Kenia, e cila erdhi me një ide për të reduktuar ndotjen e ajrit”.