Për’puthen – Gjatë puntatës së një dite më parë të “Për’puthen” u transmetua takimi midis Anës edhe Erionit.

Ana Lleshi zgjodhi Erionin në një takim, pasi nga prapaskenat u vu re tërheqja dhe kimia mes tyre.

Ai edhe pse nuk ndihej mirë, vendosi që të shkonte në takim. Ana tregoi se më pas e shoqëroi konkurrentin të vizitohej për të marrë më pas ilaçet e duhura.

“Doktori po tregonte çfarë ilaçesh duheshin. I tha Erionit ndoshta ti nuk e kupton por kemi kolegen këtu. Mendoi se unë isha vërtet mjeke”, u shpreh ajo me të qeshur.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar, një takim i Anës, me një nga konkurrentët jashtë programit u bë shkak që ajo të përjashtohej.

Ana tha se shkoi për të dhënë një paracetamol, ndërsa kur u rifut në program, tha se nuk do të bëjë më të njëjtin gabim.

“Dhe kur shkova në spital me Erionin morëm një të tretë, bëmë dhe foto/video, që të gjithë ta shihnin”, u shpreh Ana.