Finalja e madhe e “Big Brother VIP 2” ishte një natë me plot emocione, ndërsa qytetarët e Tiranës vendosën ta shihnin në sheshin “Nënë Tereza” ose në lokale.
Teksa qëndronin në grupimet e tyre shoqërore, ata pritën me padurim deri në orët e para të mëngjesit shpalljen e fituesit, i cili është Luiz Ejlli.
Programi që theu rekorde shikueshmërie ofroi një natë plot me emocione dhe surpriza, jo vetëm për banorët por edhe ata që e ndiqnin.
Prej më shumë se katër muajsh “Big Brother VIP” u bë pjesë e të gjitha familjeve shqiptare, teksa nuk kanë munguar as momentet e mbështetjes për konkurrentët. /Top Channel/