Një çift i ri nga provinca Guangdong në Kinë ka fituar famë për ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes tyre, duke bërë që shumë njerëz të spekulojnë se mund të jenë vëllezër të humbur prej kohësh. Liang Caiyu dhe He Xiansheng, të dy në të njëzetat, drejtojnë një dyqan mjekësie bimore në Dongguan, provinca Guangdong. Edhe pse të dy vijnë nga familje me dekada përvojë në mjekësinë tradicionale bimore, ata kanë pasur vështirësi në ngritjen e biznesit të tyre deri sa filluan të publikojnë videot promovuese në Douyin, versioni kinez i TikTok-ut.

Pas vërejtjes së ngjashmërisë së tyre, Liang e bindi burrin të marrë pjesë në videot argëtuese ku ata visheshin njësoj për të theksuar më shumë ngjashmërinë e tyre. “Kur u njoha për herë të parë, nuk mendoja se dukeshim njësoj. Ishte vetëm pas disa vitesh jetese së bashku që e kuptova ngadalë se ngjashmëria jonë po rritej. Për dy vitet e fundit, kemi qenë së bashku pothuajse gjithë kohën, duke punuar, ngrënë dhe pushuar së bashku. Mendoj se kjo është arsyeja pse kemi filluar të dukemi gjithnjë e më shumë njësoj”-tha Lang. Nuk kaloi shumë kohë dhe fansat filluan të ndjekin faqen e biznesit të tyre vetëm për të parë çiftin identik.