Alfred Cako dhe Milaim Zeka u përfshinë në një debat gjatë rubrikës “Rrethi Katror” pjesë e “E Diell” në Top Channel.

Cako shprehu pikëpamjet e tij se çfarë do të ndodhë me botën pas disa vitesh.

Deklaratat e tij u kundërshtuan nga Bled Mane dhe Milaim Zeka. Zeka u ndal tek teoria e ‘chip-it’, ku tha se “Unë edhe Mane duke mos pasur tru që ulemi këtu dhe dëgjojmë këto histori, ne shpëtojmë”.

Pjesë nga debati:

Cako: E keni lexuar librin ‘bota e re e guximshme’, nëse ne nuk zgjohemi dhe të reagojmë, vaksinat me detyrim, një të ardhur bazë ndërkombëtare. Microchip universal i njerëzve, një sistem krediti social botëror. Dhe të gjitha do jenë në një kompjuter gjigant në Bruksel. Do të ketë fund të fermave private të fshatarëve. Do të ndalohen udhëtimet ndërkontinentale veç nëse kanë ndonjë arsye madhore.

Zeka: Pika më interesante është puna e chip-it, ku sipas Cakos do vendoset në trurin e njerëzve. Unë edhe Mane duke mos pasur tru që ulemi këtu dhe dëgjojmë këto histori ne shpëtojmë nga këto. Në këtë teori nuk besoj.