Sydney Sweeney u sigurua që të gjithë sytë të ishin mbi të kur ajo u shfaq në tapetin e kuq.

Bukuroshja e Hollywood-it po promovonte trillerin e saj të ri psikologjik, “The Housemaid” me Amanda Seyfried. E ajo i mahniti fansat me paraqitjet seksi këtë vit, përfshirë fustanin e saj ‘të zhveshur’ në “Variety Power of Women Awards”.

Dhe të hënën, 15 dhjetor, aktorja e famshme solli shkëlqimin me një fustan të bardhë, që i tregonte mjaft bukur linjat trupore. Ajo u shfaq duke portretizuar legjendën Marilyn Monroe me fustanin e bardhë të gjatë që i kujtonte Monroe-s nga “The Seven Year Itch”.

Fustani mahnitës kishte një dekolte si dhe korse te pjesa e barkut, që i nxirrte në pah linjat Sydney-t.

Ajo rrezatonte vetëbesim ndërsa pozonte për kamerat në premierën e filmit në Los Angeles. Sydney luan rolin e shërbëtores së shtëpisë Millie Calloway në film, së bashku me Amanda-n, e cila luan rolin e zonjës së pasur Nina Winchester.