Nataliya Kuznetsova është një nga bodybuilder-et më të njohura në botë, e shpallur shpesh edhe si “gruaja më muskulore në botë”. 31-vjeçarja nga Rusia është 1.73 m e gjatë dhe peshon rreth 125 kg. Bicepsët e saj kanë një perimetër prej 51 cm, ndërsa kofshët arrijnë deri në 84 cm. E shpallur kampione botërore në disa kategori, në vitin 2019 ajo garoi edhe në një kompeticion prestigjioz në Rumani, ku mori vendin e dytë. Përveç muskujve të jashtëzakonshëm, Nataliya është bërë edhe një figurë e njohur në rrjetet sociale, ku ndiqet nga më shumë se një milion njerëz.

Në një intervistë të fundit, ajo ka zbuluar se si duhet një ditë tipike në aspektin e ushqyerjes:

▪ Mëngjesi: kafe, 6 vezë të ziera, fruta dhe tërshërë
▪ Pije para stërvitjes: proteina nga hirra e qumështit, tabletë proteinike, ujë
▪ Pas stërvitjes: smoothie frutash me dy lugë pluhur proteinash, ujë
▪ Dreka: mish viçi, brokoli, patate e ëmbël, sallatë greke, dy feta buke, ujë
▪ Ushqim i ndërmjetëm: pije proteinike, një tas me fruta, arra
▪ Darka: salmon, oriz integral, kërpudha të skuqura, sallatë jeshile, ujë
▪ Ëmbëlsira: kos me fruta pylli dhe gjalpë kikiriku

Ky regjim i pasur me proteina dhe karbohidrate komplekse është i ndërtuar për të mbështetur stërvitje të rënda dhe për të ruajtur masën e jashtëzakonshme muskulore. Sipas Harvard T.H. Chan School of Public Health, një dietë me proteina të larta dhe karbohidrate komplekse, si ajo e Kuznetsova-s, është thelbësore për zhvillimin dhe rigjenerimin e muskujve.