Ditët e fundit, raporti mes Laertit dhe Valbonës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka qenë me ulje e ngritje. Herë kanë patur biseda të qeta, e herë kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Por dita e sotme ka nisur me energji pozitive. Valbona njëherë ka kërcyer me Gertën dhe Eglin te dhoma e gjumit dhe më pas ka kaluar në oborr, jashtë. Aty ishte dhe Laerti, me të cilin ka vallëzuar.

Pjesë nga biseda teksa po kërcenin:

Valbona: Rregullo flokët

Laerti: Aaa mos më ashtu tani

Valbona: Është i çik i lodhur po nuk ka gjë

Laerti: Jam i vdekur, jo i lodhur

Valbona: A je duke flet gjumë?

Laerti: S’ka gjë kërcej edhe në gjumë

Valbona: Uaa ça kënge

Laerti: Të japim diçka për shikuesit