Pas debateve të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, banorët u bashkuan në dhomën e gjumit dhe filluan duke kërcyer e kënduar këngë të ndryshme.

Teksa në sfond ishte kënga e Butrint Imerit, “Dale”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Ledr Vulën dhe Kidën, të gjithë banorët u mblodhën për të kërcyer, ndërsa Kiara kërceu dhe këndoi njëkohësisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Efi dhe Kiara u zhvendosën në dhomën e lavanderisë, ku në ato momente po luhej kënga e Butrint Imerit, “Si përpara”.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e pyeti moderatoren nëse ka ndonjë ndjesi kur i dëgjon këto këngët, por ajo i tha që të flasin më vonë për këtë.