Debatet mes Selin dhe Rogertit kanë qenë të shumta ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Në një moment teksa ajo ishte e ulur në divanet jashtë, Rogerti ishte aty pranë dhe nisi që t’i fliste për Mirin, pasi ai e akuzon se ajo ka ndjenja për të.

Selin që rrinte e shtrirë në divan kishte ngritur këmbën lart dhe Rogerti e prek. Menjëherë banorja nis të bërtasë që të mos e prekë, ndërsa ai i kundërpërgjigjet duke i thënë se preku shapkën dhe të ketë kujdes me këmbën.

Selin u ngrit në këmbë duke bërtitur dhe iu afrua Rogertit, ndërkohë Stenaldo që ishte aty pranë u mundua që t’a mbante balerinën larg banorit. Menjëherë ndërhynë edhe banorët e tjerë, ndërsa Selin futet brenda e përlotur.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Pse e sheh me ato sy helmues, ke rënë mrena me Mirin. Pse nuk thua të vërtetën? Të ka ekzaltuar Miri? He moj. Ke ngelë brenda, nuk mundesh pa Mirin

Selin: Mos më prek, mua mos më prek idiot

Rogerti: Shapkën, kujdes me këmbën

Selin: Mos më prek, po të them mos më prek

Rogerti: Kujdes

Selin: Po të them mos më prek o i pafytyrë, injorant, idiot.