Dita e sotme nuk ka nisur edhe aq e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Mateo dhe Miri kanë patur një debat së bashku që në mëngjes.
Në një moment, Mateo i është drejtuar Mirit duke i thënë që “nuk i ka ngelur gjë në lojë, vetëm të thotë që është i dashuruar me Selin” Ndërkohë, Miri i është kthyer Mateos duke përmendur pëlqimin e tij me Brikenën.
“Unë nusen time e kam bërë për vete brenda një nate”,iu kundërpërgjigj Miri.
Pjesë nga diskutimi:
Mateo: O sa ke rënë ti edhe sa do biesh akoma, të ra edhe Selin dje, të ka ngelur vetëm të thuash unë jam i dashuruar
Miri: Ma ke thënë ti more që javën e tretë.
Mateo: Do ta thuash vetë ti
Miri: Sa ke ardhur ti ke thënë këtë gjë, s’ke thënë gjë tjetër
Mateo: Çështje kohe kur ta shohësh që s’të ka ngelur gjë tjetër do thuash që jam i dashuruar
Miri: E kam gruan në shtëpi
Mateo: E paç me jetë
Miri: Faleminderit, shi ti mos dashurohesh se të ka ngecur sharra në gozhdë
Mateo: Nuk më ka ngelur gjë më
Miri: Të ka ngelur, se ke dy orë t’i mbushesh mendjen
Mateo: Burri atë punë ka. T’shkojë mbrapa asaj që do
Miri: Ee burri qenka ai që i mbush mendjen femrës, po deri sa nuk ja ke mbushur deri tani nuk qenke burrë
Mateo: Më fal, të bëj një pyetje, nusen tende e ke bërë për vete për një muaj?
Miri: Unë e kam bërë brenda natës, po dhe ta shpjegoj
Mateo: Një pyetje kisha, kaq.




