Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid u panë duke u shoqëruar së bashku në Hamptons këtë fundjavë. Dyshja, e cila shkaktoi për herë të parë thashethemet për lidhje gjatë Javës së Modës në New York City në shtator të vitit 2022, u panë në festën madhështore të David Rosenberg në Bridgehampton, i organizuar këtë vit me shokun e DiCaprio-s, Richie Akiva.

Një burim ka bërë të ditur për PageSix se ata e panë Gigi Hadid në festë më herët gjatë ditës. Ndërkohë, DiCaprio nuk mbërriti deri në orën 12:30 të mëngjesit dhe u shoqërua me Hadid dhe miqtë deri në orën 2 të mëngjesit.

Leo dhe Gigi po flisnin me njëri-tjetrin. Ajo dukej e emocionuar. Të gjithë menduan se ishin bashkë si çift.

Ata u panë në një darkë për Edward Enninful të British Vogue në Milano në shkurt, duke darkuar me një grup të madh në NYC në maj dhe u panë duke mbërritur veçmas në të njëjtën natë në Chiltern Firehouse në Londër në qershor. Një burim tjetër na thotë se takimet e DiCaprio dhe Hadid vijnë për shkak sepse ata janë edhe në të njëjtin rreth shoqëror dhe miqsh.

Gjithashtu në festën e 4 korrikut ishin miqtë e DiCaprio si Helly Nahmad, Winnie Harlow, Noah Tepperberg dhe Melissa Wood, Gayle King dhe Cuba Gooding Jr.