Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka qenë një ditë më parë i ftuar në “Mos i bjer me Top”, në “E Diell”. Në një moment ai është vënë përballë fotografive të disa prej personazheve të njohur të ekranit.

“Xheneta të kam xhan”, tha G-bani kur Ronaldo Sharka i nxori foton e saj dhe më pas e largon duke thënë: “Lëre se i njoh babin. Kur kam qenë i dënuar me kushte në Suedi, kam qenë rreth 3 vjet me detyrim paraqitje dhe 1 vit kam punuar në një restorant, ka qenë në pronësi të dajave të Xhenetës dhe ka qenë edhe babi i saj”.

Kur iu tregua foto e Gerta Gixharës, G-bani u shpreh: “E përqafoj”. Por ish-banori i habiti të gjithë me reagimin e tij kur pa foton e Danja Kokës: “Të lutem ma hiq”.

Teksa ish-banori i BBV 4 po fliste për Danjën, Ronaldo i nxori foton e fitueses së edicionit të tretë të reality show-t, Egla Ceno.

G-Bani e merr dhunshëm foton dhe shprehet:

“Pyete për Danjën me nxjerr Egla Cenon. Ça do? Do që ta grisim, ik mu hiq me të. S’më intereson. S’më ka pëlqyer kurrë. Të isha i ngjashëm me Eglën do kisha fituar BBV, është e ngjashme me Gjestin se ai ka bërë lojë provokative”.

Ndërkohë foton ku u shfaq Rozana Radi, ai e mori dhe e përqafoi: “Xhan”.

 “Laerti ka filluar të kërcënojë se do të denoncojë e do të përndjekë në mënyrë ligjore, disa nga njerëzit aty për prishje imazhi”, tha G-Bani kur u vendos përballë fotos së ish-finalistit të BBV 4, por shtoi:

“Foton e Laertit e respektoj”.