Nëse do të ishte ende gjallë, djali i Lisa Marie Presley do të festonte 28-vjetorin e tij. E në këtë ditë, ajo e ka kujtuar të birin e ndjerë me disa postime në rrjetet sociale.


Benjamin Keough, djali i Preley dhe muzikantit Danny Keough u nda nga jeta në muajin korrik në moshën 27-vjeçare, pasi vrau veten me një armë zjarri.



Lisa Marie Presley publikoi një foto të Keough në rrjetet sociale , ku ai shfaqej me një kapele ditëlindje në kokë, i ulur përpara një torte të zbukuruar me qirinj. Ndërsa një tullumbace ku shkruhej “Gëzuar Ditëlindjen” qëndronte në sfond.


“Engjëlli im i bukur, e adhurova vendin ku ti shkele, në këtë Tokë dhe tani në Parajsë. Zemra dhe shpirti im janë me ty,”- u shpreh 52-vjeçarja. “Kurrë nuk do jem më e njëjta. Të lutem më prit mua, dashuria ime.”



Lisa ka bërë gjithashtu edhe një postim në “Twitter”, ku ka shkruar:  “Mbaje dorën time ndërsa unë vazhdoj të mbroj dhe rris motrat e tua të vogla, si edhe për Riley. E di që edhe ti e dëshiron këtë. Gëzuar ditëlindjen djali im i ëmbël. Ti ishte shumë i mirë për këtë botë.”


Këngëtarja është gjithashtu nënë e aktores 31-vjeçare Riley Keough, si edhe e binjakeve 12-vjeçare Finley Aaron Love Lockwood dhe Harper Vivienne Ann Lockwood.