Juela dhe Angelo kanë patur një debat me njëri-tjetrin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Duket se jo të gjithë banorët e kanë pritur mirë faktin se Juela u zgjodh liderja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi Seno la përfundimisht garën gjatë prime-t të së shtunës.
Në momentin që Juela i thotë që ai dhe Juxhini kanë bërë zhurme natën dhe banorët janë ankuar, Angelo iu drejtua duke i thënë se ‘nëse të flihet, mund të ikësh në shtëpinë tënde dhe ta bësh gjumin rehat’.
Madje sipas moderatorit të njohur, Juela ‘të marten do të lirojë krevatin’.
Pjesë nga debati:
Angelo: Nëse të flihet, mund të ikësh në shtëpinë tënde dhe ta bësh gjumin rehat
Juela: Unë rehat e kam bërë gjumin
Juxhini: Në një shtëpi me 20 veta nuk mund të ankohesh për gjumin
Juela: Rehat e kam bërë, janë ankuar banorët e tjerë
Angelo: Do e bësh gjumin si qingj
Juela: Janë ankuar të tjerët
Angelo: Asnjë nuk është ankuar, atë e thua ti
Juxhini: Në dhomë na kapi një e qeshur masive, po qeshnim të gjithë
Juela: Jo nuk kanë qeshur me ju.


