Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, u diskutua për stilin, për kodin e veshjes në institucione apo vende të ndryshme.
Pjesë e panelit ishte ish-banori i “Big Brother”, Ari Bakalli, i cili në një moment vuri në siklet moderatoren e njohur, Nevina Shtylla.
“Do më përshkruash vajzën ideale në një takim me ty, ça ka veshur”, i tha moderatorja dhe Bakalli u përgjigj:
“Më kape pa përgatitur, po tani që po ju shihja për të krijuar një ide, nëse do ishin shembuj këto këtu, do të zgjidhja ty”.

Pjesë nga biseda:
Xheneta: Mos na e ngacmo Nevinën
Nevina: Nuk thashë këtë unë
Ari: Gjithmonë e kam pasur pikë të dobët, kjo është sinqerisht
Nevina: Ari nuk do jetë më pjesë e “Trotuar”, faleminderit. Të thashë t’a përshkruar në veshje.
Ari: Duhet të jetë e freskët, pa grim
Nevina: Ika unë u dogja
Ari: Ty të duhet në ekran. Nuk jam për ekspozimet, dua veshje klasike
Nevina: Po pak dekolte?
Ari: Jo, le të jetë e mbyllur. Veshja duhet të jetë e tillë që të më lejojë mua që të fantazoj se ça ka nën të.
Nevina: Fantazon se ça ka nën veshje Xheneta për shembull?
Xheneta: Moj pse më merr mua si shembull
Ari: Xheneta është shumë e thjesht, nuk ke pse lodhesh shumë.