Pak kohë më parë ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Erik Birko, trajner personal palestre. Ai ka dhënë këshillat e tij për një stërvitje të mirë dhe për të qëndruar në formë, por jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
A ndihmon aktiviteti fizik në nivel më të lartë të performancës seksuale?
Po. Tek meshkujt rrit testosteronin. Sidomos kur stërvisim këmbët, se ne ndonjëherë i neglizhojmë, kjo na ndihmon shumë. Ne në Itali kemi një shprehje si gallatë: ‘Kur mashkulli stërvit pjesën e sipërme të trupit, bën palestër. Kur bën këmbët, stërvitet.’ Disa meshkuj i neglizhojnë ushtrimet e këmbëve nga lodhja, ne jemi pak përtacë. Te meshkujt, testosteroni të ndihmon se të rrit performancën. Te femrat nuk e di si është. Por e mendojmë kështu, kur ti stërvitesh për një kohë të gjatë, mund të performosh për një kohë të gjatë pa t’u marrë fryma, pa të zënë dhimbjet e mesit apo pa të zënë ndonjë ngërç.