Një ditë më parë, Vëllai i Madh i vendosi katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP 4” përballë njëri-tjetrit. Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli do të argumentonin se pse kundërshtarët e tyre në këtë garë nuk duhet që të fitojnë çmimin e madh.

Sipas Laertit, Gjesti nuk duhet të fitojë BBV 4:

Përsa i përket lojës shumë të rëndë që ka bërë, nuk jam fare dakord. Ka bërë një lojë që të çonte drejt Zarfeve të Zinj. I pamëshirshëm, madje edhe me personin që u vetëflijua për të. Unë jam për fair play, nuk jam për të masakruar tjetrin. Mbase edhe unë po të isha në moshën e tij, ndoshta dhe unë mund të kisha vepruar ndryshe. Sa për Gjestin, për mua nuk duhet t’a fitojë se formati quhet BB VIP dhe nuk është shembulli për të qenë personazhi që përfaqëson njeriun më të rëndësishëm për 2025 në produksinon më të madh në shqiptari. Sepse ka shumë të meta, i kemi thënë gjatë prime-ve, e meta kryesore është që gjatë garës ka qenë thjesht në skemën e lojës. Tani nga fundi ka treguar vetitë e tij njerëzore. E diçka që ka një avantazh se të tjerët që hynë në ditën 1 këtu, Gjesti ka hyrë në ditën e 61. Hynte në një lojë që e kishte të mirë studiuar dhe kjo solli një robotizim në veprimet e tij, që vinte të ngacmonte deri aty ku nuk mbaje dhe pastaj qeshje. Edhe nëse ti reagoje, reagoje me sjelljen e një Zarfi të Zi për veten tënde. Përsa i përket anës me gjininë tjetër, është faktuar tani që Gjestit i duhet një vajzë të eci përpara, me atë të provojë të gjithë spektrin e ngjyrave. E në fund të thotë ‘ishte lojë, e kam bërë për vete’. Mund të karakterizohet si një lojtar që luan shumë rëndë, jashtëzakonisht rëndë. Të nxjerr me këmbë të thyera nga fusha, nëse fiton, unë nuk jam për këtë fitore. Ne këtu jemi për të përcjellë edhe disa mesazhe jashtë.

Ndërsa për Eglin, Laerti u shpreh:

Egli tregon shembullin e një vajze që mund të vetëflijohet dhe të arrijë deri në vetëmohim për ndjenjën e saj, por ne nuk jetojmë më në 1900 kur burrat shkonin e emigronin në Amerikë, vinin pas 20 vitesh dhe ajo priste burrin akoma. Femra sot duhet të jetë e lirë, je një vajzë shumë e artikuluar. Është gjynah që artikulimin tënd e ke përdorur në shumë raste për t’i bërë avokatinë Gjestit që nuk e meriton. Ke një avantazh, ke dalë jashtë, sado 3 informacione i ke marrë, këtu ke 2 njerëz që janë në ditën e 117, nuk dimë asgjë ça bëhet jashtë. Kur ke ardhur pastaj, unë e di që ke një kundërshti mes racionales dhe emocionales, do më pëlqente mua dhe do jepje një shembull shumë të mirë atje jashtë nëse do rrije te racionalja, pra ‘nuk kam punë më me ty’ përsa i përket Gjestit. Emocionalja nuk të la, ditët e fundit je kthyer te racionalja.

Kur erdhi radha për Rozanën, Laerti argumentoi kështu:

Rozana, dy gabimet më të mëdha të tuat i sheh përballë (Egli dhe Gjesti), kur të kam thënë lëshoi, sidomos Gjestin. Jemi zënë dhe jemi therë për këtë. Mua më vjen shumë keq që nga prime i parë konsiderohemi një lojtar kur të dalim unë i bëj thirrje Vodafone që të shohim tabulatet sa herë kam folur me Rozanën. Ke sjellë dy njerëz deri këtu duke i mbajtur ti dhe duke i sjellë ti deri te gjysma, duke i mbështetur ti. E për mua Gjesti nuk e meriton, nuk është shembulli. Mund të ishte një vajzë tjetër, një djalë tjetër dhe për këtë ti ke dhënë një kontribut të madh. Për mua kjo ishte një strategji që na ka sjellë në finale një shembull që nuk duhet të ishte këtu.