Kim Kardashian është e famshme për format e saj bombastike. Ajo ka marrë vëmendje të madhe me të pasmet e rrumbullakëta. Por duket se ylli televiziv ka pasur një transformim mjaft të madh ndër vite dhe së fundmi ka filluar të shfaqë një figurë më të mirë të saj.

41-vjeçarja ka ekspozuar format e saj në Turks dhe Caicos të premten e kaluar, duke treguar kështu se si ka ndryshuar trupi pasi humbjes së 21 kilogramëve.

Kjo dalje në publik erdhi pasi femra më seksi pretendoi se ajo kurrë nuk kishte bërë mbushës. Madje ajo sulmoi kritikët që nuk e miratuan rënien e saj të shpejtë në peshë.

Kujtojmë se nëna e katër fëmijëve humbi 16 kilogramë përpara se të mbahej Met Gala 2022, në mënyrë që të vishte fustanin e famshëm të Marilyn Manroe.

Por Kim nuk e ka lënë me kaq rënien në peshë, pasi ka vijuar edhe me 5 kilogramë më pak në vijim.

Në fotografitë e mëposhtme do të shikoni se si ka ndryshuar trupi i Kim Kardashian ndër vite, sidomos të pasmet.